“Historia e
Ushtarit”
e Igor Stravinskit është një nga veprat kulmore të
muzikës së dhomës së shekullit XX, e ardhur mes muzikës,
dramës dhe lëvizjes, si një alternativë e re për kohën dhe në
kohë. Në këtë vepër, Stravinski sfidon kufijtë mes zhanreve dhe krijon
një formë të re komunikimi artistik, ku muzika, fjala dhe lëvizja janë në
simbiozë me vetë rrëfimin.
Kjo
vepër teatrale-muzikore u interpretua në Shqipëri për herë të parë në një
version të plotë me interpretues shqiptarë, duke shënuar një ngjarje të veçantë
në jetën muzikore të vendit. E programuar për Vlorë, Durrës dhe Tiranë,
koncerti në qytetin antik të Durrësit (Dyrrah) u zhvilluanë Hollin e Madh të Albanian
College, në një hapësirë që me kupolën e saj imponuese, të
sillte në mendje arkitekturën e kishave të vjetra europiane —
një ambient që i dha veprës një dimension…
Comentarios